Agjencia Zhurnal.mk.

Ten Hag i lumtur me fitoren në Kupën FA, por kritikon për një gjë futbollistët e tij

Manchester United ka marrë një fitore të lehtë në udhëtim te Wigan Athletic për të kaluar në raundin e radhës në Kupën FA.

Në raundin e katër të Kupës FA, Djajtë e Kuq do të luajnë me fituesin e duelit Newport County – Eastleigh.

Trajneri holandez i United, Erik Ten Hag ka thënë se Kupa FA është për tu fituar dhe të gjitha skuadrat duan ta bëjnë një gjë të tillë pas fitores 0-2 në udhëtim te Wigan.

“Kupa FA është e gjitha për të fituar. Është një garë që duhet të fitosh një ndeshje për të kaluar tutje. Ju dëshironi të përfundoni punën. Kjo është ajo që thashë në dhomën e zhveshjes ‘puna e kryer’. Oh, patjetër (duhej të kishim shënuar më shumë). Në pjesën e parë mendoj se krijuam pesë apo gjashtë raste shumë të mira”, tha Ten Hag.

Tutje trajneri holandez tha se mbeti i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët e tij në këtë përballje.

“Mendoj se ishte futboll shumë i mirë. Duhet të kishim marrë më shumë, por nëse nuk shënoni, duhet të qëndroni të fokusuar dhe mendoj se e bëmë këtë sonte”.

“Nuk mund të thuash gjithmonë pse i ke humbur rastet. Pati disa sulme të mira dhe raste të mira, por ne nuk i shfrytëzuam, por mënyra se si i krijuam ishte në rregull”, deklaroi ndër të tjera Ten Hag.

Ndeshjen e radhës Djajtë e Kuq do ta zhvillojnë në Ligën Premier ku para adhureusve të vet në Old Traford presin Tottenham Hotspur.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky