Agjencia Zhurnal.mk.

Tensionet në Kuvend/ Delegacioni i BE-së në Tiranë: Parlamenti funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit

Zhvillimet e fundit në Parlament mes tensione dhe kaosit, kanë nxitur reagimin e delegacionit të BE-së në Tiranë, duke deklaruar se dialogu politik gjithëpërfshirës në Parlament është në interes të qytetarëve shqiptarë.

Sipas delegacionit të BE-së në Tiranë, një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE.

“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagim.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky