Agjencia Zhurnal.mk.

Tentativë për kontrabandë në Maqedoni të 2.7 kg bizhuteri argjendi, 33 ora dhe 160 veshje

Rreth 2,7 kilogramë bizhuteri argjendi, 33 ora dhe 160 veshje me vlerë të përgjithshme prej mbi 500.000 denarë janë konfiskuar nga ekipet mobile të Departamentit për kontroll dhe hetim në tri kontrolle shtetërore në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Bllacë dhe Tabanovcë. fundjavën e kaluar.

Me këto veprime është parandaluar tentim për kontrabandim dhe shmangie të pagesës së detyrimeve doganore prej rreth 150.000 denarë.

Në rastin e parë, siç informojnë nga Dogana, dy bashkëshortë kanë tentuar të importojnë ilegalisht rreth 2.7 kilogramë bizhuteri argjendi me rastin e hyrjes në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Bizhuteritë u zbuluan gjatë kontrollit të valixheve, ku në xhepat e brendshëm të rrobave u gjetën 37 pako me bizhuteri argjendi dhe në automjet u gjetën tre fatura bizhuterish, të cilat ishin në emër të bashkëshortit.

Në rastin e dytë bëhet fjalë për ora të cilat ekipi mobil i Drejtorisë doganore i ka zbuluar gjatë kontrollit të një veture në vendkalimin kufitar Bllacë. Shoferi i makinës i ka fshehur orët në çanta të zeza të cilat i ka vendosur pas sediljes së pasagjerit.

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë gjatë kontrollit të autobusit janë zbuluar dhe konfiskuar 160 veshje të destinuara për shitje në tregun e Maqedonisë. Autobusi që ka qarkulluar në linjën Beograd – Shkup është përzgjedhur për kontroll të detajuar, ku nën stolat dhe në zgavrën e fabrikës mbi rrotat e pasme djathtas janë gjetur veshje të padeklaruara.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky