Agjencia Zhurnal.mk.

Tetova me stadium modern, Kasami paralajmëron projektin e shumëpritur? (VIDEO)

Tetovë, 15 korrik – Përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami duket se po paralajmëron projektin e madh e të shumëpritur për tetovarët, ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Në videon e publikuar nga Kasami, janë shfaqur vetëm disa fotografi të tanishme të stadiumit të qytetit me mbishkrimet cooming soon, por që në të nuk jepen detaje të hollësishme.

Kreu aktual i komunës, Bilall Kasami disa herë e ka paralajamëruar se do të bëj çmos që të bëj realitet stadiumin e qytetit për Tetovën, ndërsa sipas informacioneve projekti i rikonstruimit pritet të nis gjatë vjeshtës.

Kërkesa për stadium ka pasur nga qytetarët thuajse në çdo zgjedhje, por që kjo kërkesë nuk është realizuar asnjëherë nga krerët e mëhershëm të komunës por as edhe nga pushteti qëndror.

🏟️⏳

Posted by Bilall Kasami on Saturday, July 15, 2023

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky