Agjencia Zhurnal.mk.

Thaqi: Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme

Armend Thaqi ishte i pari që komentoi humbjen ndaj Slavias së Pragës, disfatë që vulosi edhe eliminimin e Ballkanit në fazën e grupeve të Conference League.

Mbrojtësi i djathtë, që na mësoi me gola spektakolarë në Evropë, deklaroi se përtej rezultateve, skuadra ka marrë një eksperiencë fantastike me pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

Një tjetër disfatë, pavarësisht një ndeshjeje shumë të mirë…
Edhe sot mendoj se luajtëm deri në fund dhe nuk është se krijuam shumë raste të mira, por edhe kundërshtari nuk krijoi. Na ndëshkuan me një mungesë përqendrimi në goditje standarde. Është një humbje që dhemb, por futbolli është i tillë dhe ne duhet të pranojmë këtë rezultat.

E ndjen se keni merituar të merrni diçka më shumë se kaq?
Unë mendoj se duhej të kishim marrë më shumë në ndeshjen e kaluar me Sivassporin, për të rritur shanset. Duhej të kishim marrë më shumë pikë, por gjithsesi kemi marrë një përvojë të jashtëzakonshme në këtë kompeticion, që do të na shërbejë shumë të gjithëve në të ardhmen.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky