Malisheva dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Dueli i zhvilluar në “Liman Gegaj” u mbyll me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi tha se një faktor që është duke ndikuar shumë në lojën e ekipit të tij është fusha.
“Kur nuk realizon gola për të pasur siguri gjatë lojës, vjen edhe barazimi. Në pjesën e parë realizuam dhe krijuam shumë raste. Një faktor që është duke ndikuar shumë në lojën tonë është fusha. Fusha nuk jep bilanc për fazën e sulmit, nuk mund ta kontrollojnë topin siç duhet. Megjithatë, edhe barazimi është pjesë e lojës. Në raste të tilla duhet të kemi më shumë qetësi për ta ruajtur rezultatin deri në fundin e ndeshjes”, është shprehur Thaqi pas ndeshjes.
/Gazeta Olle/