Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka mohuar lajmin për shkarkimin e saj. Në një deklaratë për mediat para nisjes së Asamblesë së PS, Ibrahmaj ka thënë se nuk është shkarkuar dhe as nuk ka dhënë dorëheqjen.
Ajo shtoi se vazhdon të jetë në detyrë.
“Është në kuadër të thashetheme të verës, nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam shkarkuar”, tha ministrja e Financave.
Më herët gjatë ditës, u deklarua se në mbledhjen e qeverisë u miratua dhe vendimi për shkarkimin e Ibrahimajt, gjë që u mohua nga ministrja.