Shkup, 8 maj – Ministria e Shoqërisë Informative në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar themelimin e një agjencie për digjitalizim që do të ketë për detyrë koordinimin e sigurisë kibernetike për të gjitha institucionet e vendit. Gjatë dy vjetëve të fundit shumë institucione të shtetit ishin cak i sulmeve kibernetike duke paralizuar funksionimin e tyre me ditë të tëra. Që në një formë qytetarët edhe përkundër halleve në përballje me jetën e përditshme dhe krizën ekonomike që kishte ballafaquar vendin, ata ishin të stresuar dhe të shqetësuar për pasigurinë e tyre në vend. Sepse, nuk kishte javë që kalonte pa pasur ndonjë alarm për bombë në shkolla, qendra tregtare apo spitale, kryesisht vende të frekuentuara me qytetarë. E kjo ndodhte në vazhdimësi sepse organet e shtetin ishin të paafta për të identifikuar autorët dhe për ta ndalë këtë krim kibernetikë. Prandaj, shpresohet që në agjencinë e posaçme të themeluar për digjitalizim që në fokus do të ketë mbrojtjen nga sulmet kibernetike rastet e tilla nuk do të përsëriten përshkak të rritjes së masave të sigurisë dhe punës së agjencisë në vazhdimësi, shkruan Zhurnal.
Agjencia për digjitalizim në proces të themelimit për mbrojtje nga sulmet kibernetike –
Ministria e Shoqërisë Informative në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar themelimin e një agjencie për digjitalizim që do të ketë për detyrë koordinimin e sigurisë kibernetike për të gjitha institucionet e vendit. Gjatë dy vjetëve të fundit shumë institucione të shtetit ishin cak i sulmeve kibernetike duke paralizuar funksionimin e tyre me ditë të tëra.
Për t’i shmangur problemet e këtilla, ministri i Shoqërisë Informative, Azir Aliu, bëri të ditur se në agjencinë për digjitalizim do të angazhohen ekspertët më të mirë të inxhinierisë së teknologjisë informative nga vendi dhe jashtë. Sipas tij, ata do të menaxhojnë me tërë procesin për të mbrojtur strukturën digjitale të institucioneve të shtetit.
“Tashmë çdo institucion ia del si di: ose paguan ndonjë softuer të shtrenjtë ose ndonjë specialist të shtrenjtë të teknologjisë informative që të mund të shmangë depërtimin në sistem dhe në fund si shtet nuk kemi asnjë mbrojtje. Agjencia do t’i mbrojë të gjitha institucionet në kaskadë [kapelë mbrojtëse]. Do të filtrojë të gjitha sinjalet [sulmet] që vijnë nga jashtë”, tha Aliu.
Ai njëherësh bëri të ditur se detyrë e agjencisë do të jetë koordinimi i këtij institucioni me institucionet e ndryshme të shtetit për përdorimin e softuerëve, si dhe sistemeve antivirus që kanë në përdorim.
Ekspertët për siguri kibernetike thonë për REL se Maqedonia e Veriut është vonuar për sa i përket krijimit të një organi, i cili në formë të centralizuar do të koordinojë punën e të gjitha institucioneve për sa i përket sigurisë digjitale. Megjithatë, ata shtojnë se edhe pas formimit të agjencisë, sfidë më vete do të jetë sigurimi i kuadrit të inxhinierisë së teknologjisë informative.
“Sigurisht që do të ketë probleme me sigurimin e kuadrit. Nuk e di se cilat janë buxhetet e planifikuara, sepse paga është një faktor vendimtar për një numër të madh njerëzish, edhe pse do të jetë një sfidë e madhe që inxhinierët e teknologjisë informative, të cilët në tregun privat kanë paga shumë të larta, të vendosin të punojnë për shtetin ku pragu maksimal është i përcaktuar”, thotë për REL-in, Filip Simeonov, ekspert për siguri kibernetike.
Ai zgjidhjen e sheh në bashkëpunimin e institucioneve të shtetit me kompanitë private të IT-së. “Agjencia e digjitalizimit duhet të punësojë menaxherë dhe drejtues projektesh që do t’i menaxhojnë proceset. Në shumë vende evropiane funksionojnë partneritetet publiko-privat, ku kompanitë private bëjnë punën e tyre, por dikush duhet t’i menaxhojë dhe të shohë nëse puna është bërë mirë”, vlerëson Simeonov.
Nevoja për themelimin e kësaj agjencia dëshmohet edhe nga vrulli i alarmeve të rrejshme për bomba –
Viti që lamë pas karakterizohej për rajonin si vit i kërcënimeve të shpeshta e të shumta për bomba, edhe pse të gjitha deri më tani për fat të mirë ishin alarme të rrejshme.Alarmet e rrejshme për shpërthimin e bombave ishin prezentë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, po ashtu alarme të tilla ka pasur edhe në Kroaci.
Kjo nënkupton që cak i sulmeve të tilla është i përfshirë i tërë rajoni dhe jo vetëm një shtet, në këtë mënyrë kërcënohet siguria në këtë rajon. Në Maqedoninë e Veriut alarmet e tilla ishin bërë pothuajse përditshmëri e zakonshme, që nuk kishte javë që nuk dëgjoheshin alarme të tilla në lokacione të ndryshme, caqe kryesore qendrat tregtare, qendra e qytetit, shkolla, e vende të tjera që kryesisht janë të frekuentuara me qytetarë.
Dhe, nga kjo situatë nxënësit ishin ato që dëmtoheshin më së shumti, sepse në të njëjtën kohë edhe ishin të rrezikuar edhe humbnin mësimin. Përpos kësaj, kur kemi të bëjmë me kërcënim rutinor kjo shkakton edhe presion dhe ngarkesë psikike. Por, e gjithë kjo dramë pse nuk po përfundonte në kohë më të shpejt, sepse ishte paaftësia e shtetit në shprehje që të zbuloheshin këta autorë që përgatisin këto alarme të rrejshme, që ende edhe sot e kësaj dite nuk dihet nga vinin këto alarme.
Ndërkohë, ekipet punuese tashmë janë angazhuar në hartimin e ligjit që do të mundësojë themelimin e agjencisë për digjitalizim e cila fokus të veçantë do të ketë në mbrojtje nga sulmet kibernetike. /Zhurnal.mk