Agjencia Zhurnal.mk.

Threads prezanton veçori të reja për ruajtjen e drafteve dhe shkrepjen e fotografive

I prezantuar vitin e kaluar si përgjigje ndaj atyre që po kërkonin një alternativë të re si Twitter (X), Threads nga Instagram ka shtuar gjithnjë veçori të reja për të përmirësuar përvojën e përdoruesve.

Në raundin e fundit të përditësimeve, aplikacioni po teston aftësinë për të vendosur postime në draft, si dhe aftësinë për të shkrepur dhe ndarë një foto brenda aplikacionit.

Njoftimi për këtë përditësim u bë nga shefi i Instagram dhe Threads, Adam Mosseri, i cili deklaroi se ky test aktualisht po zhvillohet te një numër i vogël përdoruesish.

Ndërsa këto janë përmirësime të mirëseardhura në aplikacion, ka ende disa veçori që komuniteti i Threads i ka kërkuar për një kohë të gjatë.

Një prej tyre është edhe mundësia për të dërguar mesazhe direkt, veçori kjo e cila ende nuk është konfirmuar nëse do të realizohet.

Pavarësisht kësaj, Threads po vazhdon të rritet dhe tani numëron 130 milionë përdorues mujor. 

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky