Agjencia Zhurnal.mk.

Topalli: Kam pritur ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës

Jetmir Topalli, futbollist i klubit turk Istanbulspor dhe i përfaqësueses së Kosovёs, dha një intervistë për emisionin “Koha Shtesё”, ku foli pёr disa tema.

I pyetur për kombёtaren e Kosovёs, Topalli u shpreh se e ka pritur një ftesë nga stafi teknik i dardanëve.

“Kam pritur njё ftesё nё bazё tё asaj qё kam treguar, mbetet tё pres momentin tim,” – tha Topalli.

Sa u përket performancave të tij në Superligёn Turke me Istanbulsporin, Topalli shtoi:

“Jam i kёnaqur me formёn momentale tek Instanbulspori”, – pohoi Topalli.

Shumё shqiptarё po zgjedhin si destinacion Turqinë. Për këtë tendencë, Topalli e ka një shpjegim.

“Mentaliteti ёshtё i pёrafёrt me Turqinё, kjo ёshtё arsyeja se pёrse shumё shqiptarё po e preferojnё këtë kampionat”.

Nuk mungoi edhe pyetja se çfarё mendon pёr formën e sulmuesit sё Kosovёs, Vedat Muriqi.

“Muriqi ёshtё emёr shumё i rёndёsishёm nё Turqi, njerёzit nuk e kanё idenё se çfarё impakti ka pasur Vedati atje,” – theksoi Topalli.

Topalli gjithashtu foli edhe pёr objektivat personalë.

“Synoj tё tregoj cilësitë më të mira në nё Superligё, qё nё Janar ose nё verё tё siguroj njё transferim nё njё klub mё tё madh turk.”

Toalli tregoi në fakt mjaft interesant për “Koha Shtesё”: Gradel i Sivasporit e ka pyetur pёr Ballkanin.

SIvasspor ёshtё në të njëjtin grup me skuadrёn kosovare nё Uefa Conference League dhe ndeshjen e radhёs e ka pёrballё saj, e cila do tё zhvillohet më 6 tetor.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky