Agjencia Zhurnal.mk.

Toshkovski, Bojmacaliev dhe Tiganj: Kroacia ka mirëkuptim për problemin me dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 26 shkurt – Ambasadorja kroate Nives Tiganj në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministrin plotësues Mitko Bojmacaliev deklaroi se Kroacia ka mirëkuptim për problemin me dokumentet e shtetasve të Maqedonisë së Veriut. 

Ajo theksoi se shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë lëvizje të pandërprerë në territorin kroat edhe me  dokumentet nëse të njëjtët kanë afat, për çka ministri Toshkovski shprehu mirënjohje të madhe, informojnë nga MPB.

Toshkovski e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka shprehur bindje se i njëjti do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen me intensitet të pandërprerë.

“Nga ana e Bojmacalievit, ishte shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm edhe një herë ishte potencuar angazhimi për zbatimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike”, njoftojnë nga MPB. 

Ambasadorja Tiganj e potencoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe e prezantoi Republikën e Kroacisë si mbështetëse e jona më e madhe në proceset e integrimeve evropiane.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky