Agjencia Zhurnal.mk.

Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor

Shkup, 24 prill – Gjendja e sigurisë është stabile. Nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor. Nuk kemi vërejtur shkelje më serioze në procesin zgjedhor, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Pas votimit në SHFK “Johan Hajnrih  Pestaloci” në Komunën Qendër, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ekipimin e MPB-së, theksoi se në aspektin kualitativ dhe kvantitativ numrat janë ashtu siç duhet. 

 “Janë mbuluar të gjithë sektorët për punë të brendshme nga aspekti teknik dhe njerëzor. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas planit dhe veprimit operativ, i cili si i tillë përcaktohet në kuadër të Shtabit Operativ. Gjithçka po shkon ashtu siç duhet”, nënvizoi Toshkovski. Shprehu shpresë se dita e zgjedhjeve do të kalojë në rendin më të mirë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky