Shkup, 10 shkurt – Në vend që Qeveria të fshehë kërkesën e Këshillit të Evropës për zbardhjen e rasteve të Hagës “Udhëheqësia e UÇK”, “Liqeni i Likovës”, “Gropa e Neproshtenit” dhe “Punëtorët e Mavrovës”, duhet të propozojë që Kuvendi i Maqedonisë të pezullojë interpretim autentik me të cilin Ligji për amnisti (që nga viti 2002) i ka mbuluar edhe këto katër raste të Hagës.
Sipas Konventave të Gjenevës, krimet e luftës kundër popullatës civile nuk skadojnë, prandaj Kuvendi ka obligim të krijojë supozime ligjore për hetimin e këtyre krimeve të rënda kundër civilëve dhe të përcaktojë përgjegjësinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve.
Duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, të gjithë duhet të përballen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi.
Gjykata duhet të marrë një vendim për të hequr nga funksionet publike të gjithë ata që dyshohen si aktorë të këtyre krimeve.
Ne mbështesim plotësisht qëndrimin e Këshillit të Evropës: “Pa dënimin e ashpër të krimeve të së kaluarës, një shoqëri demokratike paqësore nuk mund të ndërtohet”.