Agjencia Zhurnal.mk.

Trajanov me kusht për zgjerimin e Qeverisë, BDI ka probleme dhe duhet ta paguajë çmimin

Shkup, 24 Janar- BDI ka probleme me grupin parlamentar dhe prandaj duhet ta paguajë çmimin – tha kryetari i Bashkimit Demokratik, Pavle Trajanov, lidhur me hyrjen e ASH-së në Qeveri.

Ai dje tha se do të mbështesë zgjerimin e Qeverisë me hyrjen e ASH në Qeveri nëse sigurohet përfaqësim adekuat dhe i drejtë i të gjitha bashkësive etnike në vend në përbërjen qeveritare.

Ai shtoi se sipas përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, në Qeveri duhet të jenë më së shumti 5-6 ministra shqiptarë.

Ndërkaq, partnerët e tjerë të koalicionit, Monika Zajkova, kryetare e PLD-së dhe Maja Moraçanin thanë se do të mbështesin çdo gjë që do të thotë përshpejtim i rrugës drejt BE-së, por pasi të kuptojnë se cili është qëllimi i qeverisë për zgjerim.

Nga ana tjetër, ASH formoi një ekip për bisedime me kryeministrin Kovaçevski, për ndarjen e resorëve dhe ministrive, por kryeministri tha se nuk ka një afat specifik se kur do të bëhet zgjerimi i Qeverisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky