Shkup, 28 Korrik – Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov sot tha se dyshon që Stevo Pendarovski është për organizimin e referendumit.
Trajanov, megjithatë, nuk është i sigurt se Pendarovski po mendon seriozisht për mbajtjen e një referendumi të tillë.
“Nuk jam i sigurt se Pendarovski po mendon seriozisht për mbajtjen e referendumit për propozimin francez dhe proceset integruese evropiane në tërësi, sepse referendumi me një çështje të tillë do të shkaktojë konfrontime të mëtejshme, përçarje dhe do të jetë i pasuksesshëm”, tha Trajanov për “Fokus”.
Sa i përket pyetjes nëse partia e tij do të mbështeste mbajtjen e referendumit, ai thotë se ka rezerva serioze.
“Kam rezerva serioze për mbajtjen e referendumit dhe para se të përcaktoj qëllimin, gjegjësisht efektet e tij, mendoj se është herët për të deklaruar”, shton Trajanov.