Agjencia Zhurnal.mk.

Trajneri i Çellsit i zhgënjyer nga humbja në Dortmund

Trajneri i Çellsit, Graham Poter, shprehi zhgënjim  pas humbjes së mbrëmshme të klubit anglez si mysafir tek Borusia Dortmund në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Ligën e kampionëve.

Ekipi gjerman shënoi fitore minimale prej 0-1 me golin e Karim Adejemi në minutëln e 63-të, përderisa hap të madh drejt çerek finales bëri Benfika duke triumfuar mbrëmë si mysafir tek Klub Brizh me 2-0.

“Krijuam shumë mundësi dhe goditje drejt golit kundërshtar, por jam i zhgënjyer nga goli i pranuar”, deklaroi Poter në konferencn për shtyp pas ndeshjes në Dortmund.

“Mendoj se ishim ekipi që dominoi në 45 minutat e dytë. Në çdo rast kjo është vetëm gjysmëlojë e përballjes dhe do të duhet të rigrupohemi para revanshit”, theksoi strategu i Çellsit. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky