Gjatë dhjetë vjetëve, populli kinez ka zhvilluar transportin në zonat me mjedis të ashpër e që dukeshin të paarritshme, duke hapur shumë rrugë e duke ndërtuar shumë ura dhe duke ndryshuar kështu jetën e njerëzve.
Në shtatë vjetët e fundit, 17 stacione hekurudhe u ndërtuan rreth lumit Brahmaputra në Tibetin e Kinës. Lartësia mesatare e këtyre stacioneve mbi nivelin e detit është më shumë se 3500 metra. Hekurudha e Lalinit e lidhur prej tyre e kalon lumin 16 herë, duke e futur Tibetin në “Epokën e trenit me njësi të shumëfishtë elektrike”.
Gjatë dhjetë vjetëve të fundit ndërtimi i rrjetit të transportit po përshpejtohet. Në shkretëtirën e madhe të Gobit, qarku i parë hekurudhor në shkretëtirë në botë, me një gjatësi prej 2 712 kilometrash, rrethon shkretëtirën Taklimakan. Rëra fluturuese e Gobit nuk është më pengesë për të udhëtuar. Guizhou, që është i famshëm për format e tij karstike, ka rreth 20 000 ura të llojeve të ndryshme dhe është bërë një “rrafshnaltë me shpejtësi të lartë”. Guizhou do të bëhet provinca e parë në perëndim të Kinës me lidhje hekurudhore të shpejtësisë së lartë ndërmjet qyteteve e konteve dhe rrugë të shpejta ndërmjet konteve. Më shumë se 50 000 fshatra janë lidhur me autobus. Gjatësia e hekurudhave në pjesën perëndimore të Kinës i ka kaluar 60 000 kilometrat, duke përbërë 40 % të gjatësisë së përgjithshme në shkallë vendi.