Agjencia Zhurnal.mk.

Transportonin 14 emigrantë, arrestohen dy të rinj

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:00 janë arrestuar dy persona për kontrabandë me emigrantë.

Bëhet fjalë për personin S.R. 22-vjeç nga Breza dhe personin E.J. 25-vjeç nga Haraçina. Të njëjtit janë arrestuar në vendin e quajtur “Klisura” në autostradën A1.

“Gjatë kontrollit në automjetin të tip “Audi” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga S.R., me pasagjer E.J. janë gjetur 14 emigrantë ( nga 6 persona nga Siria dhe Pakistani dhe 2 nga Afganistani). Më herët, në orën 18:30, në autostradën A1 në drejtim nga Prdejci në Demir Kapi, automjeti nuk është ndalur në shenjë ndalimi nga policia, ndërsa në momentin e ndalimit, shoferi, pasagjeri dhe emigrantët kanë tentuar të arratisen, por janë ndaluar dhe janë privuar nga liria”, thonë nga MPB.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky