Shkup, 25 janar – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të mbajë tre mbledhje.
Në rend dite të mbledhjes së 16-të të Komisionit është Konfirmimi i propozimit për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në mbledhjen tjetër, të 20-të, Komisioni do të debatojë për Propozim-vendimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori”, si dhe për Propozim Rregulloren për ndryshime të Rregullores së Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Pas përfundimit të këtyre dyjave, Komisioni për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve do ta mbajë mbledhjen e 22-të në rend dite të së cilës janë dhjetëra pika nga fushëveprimi i punës së tij./Zhurnal.mk