Agjencia Zhurnal.mk.

Tre persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve në Kosovë

Tre persona janë raportuar si persona të zhdukur, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë një femër në Lagjen 28, në Fushë Kosovë e kishte raportuar në polici si të humbur vëllaun e saj.

Sipas saj vëllai i kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj ka dalur nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”.

Një rast të njëjtë e kishte raportuar në polici edhe një femër tjetër, në Prishtinë.

Sipas saj e mitura është larguar nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.

“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare ( e mitur) është larguar nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”.

Kurse në Pejë, një shtetase e Shqipërisë me banim në Kosovë, ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk e dinë se ku ndodhet.

“Një femër shtetase e Shqipërisë me banim në Republikën e Kosovës, ka raportuar se vajza e saj viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky