Shkup, 29 qershor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në promovimin e sotëm të familjeve kujdestare në Kavadar që është pjesë e fushatës “Zgjat dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës!” e theksoi rëndësinë dhe prioritetin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale kur bëhet fjalë për avancimin e mbrojtjes fëmijërore.
Fushata “Zgjat dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës!” që filloi kah fillimi i muajit qershor, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e familjeve kujdestare dhe rolin e tyre në shoqëri.
Ministrja, siç kumton MPPS, Trençevska foli edhe për partnerin afatgjatë të MPPS-së, SOS Fshati i fëmijëve që ka vendosur Qendrën për mbështetje të familjeve kujdestare në korniza të institucionit.