Agjencia Zhurnal.mk.

Trençevska për vizitë në Qendrën ditore për të moshuarit në Çair

Shkup, 16 gusht – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot do ta vizitojë Qendrën ditore për të moshuarit në komunën e Çairit dhe do të takohet me pensionistët që e shfrytëzojnë këtë shërbim.

Qendra ditore për të moshuarit për momentin siguron  mbështetje për plakje aktive të 30-të personave të moshuar nga territori i komunës. Nga tetori i vitit 2022 këtë shërbim e realizon Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, si ofrues i licencuar i këtij shërbimi social në suaza të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale (PPSHS).

Zhvillimi i këtij shërbimi social, si pjesë e zbatimit të reformës sociale gjithëpërfshirëse në vend, është financuar nga Projekti për përmirësim të shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore, kumtoi MPPS. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky