Shkup, 19 janar – Rritja e rrogës minimale, programet dhe masat e kahëzuara për parandalim të ikjes së punëtorëve jashtë vendit, investimet kapitale dhe punësimet në kopshtet e fëmijëve janë temat për të cilat mbrëmë foli ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat TV.
“Me ndryshimet e ligjit për rrogën minimale, miratuar në mars të vitit 2022, u vendos metodologji e re, e cila është zgjidhje sistematike e cila do të thotë rritje e vazhdueshme e rrogës minimale”, theksoi Trençevska.
Ajo sqaroi se çdo vit në mars rroga minimale do të harmonizohet në pajtim me të dhënat nga Enti shtetëror për statistika, dhe atë 50 për qind nga rritja e shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind nga rritja e rrogës mesatare nga viti i kaluar.
Sipas projeksioneve fillestare, sqaroi Trençevska, rritja e rrogës minimale do të jetë 12 – 13 për qind dhe do të tejkalojë 20 mijë denarë, rroga e marsit do të jetë më e lartë për rreth 2000 denarë.
Lidhur me keqpërdorimet e mundshme nga ana e punëdhënësve në pjesën e pagesës së rrogës minimale, ministrja Trençevska e ceki informatën se në vitin 2022 ka pasur 69 paraqitje për rrogë të papaguar minimale, udhëzon për kërkesë më të madhe dhe ofertë më të vogël të punëtorëve.
Lidhur me nenin 8a nga Ligji për rrogë minimale, i cili ka të bëjë me harmonizimin e marrëveshjeve kolektive në pjesën e rrogave, rritja e rrogës minimale me rrogat e tjera, ministrja sqaroi se bëhet fjalë për nen i cili është në dispozita kalimtare dhe përmbyllëse dhe rëndësia e tij është në momentin e miratimit, do të thotë rëndësia ka përfunduar, sepse në të kundërtën do të ishte përfshirë në ndryshimet e ardhshme.
Lidhur me rrogat në sektorin privat, ministrja theksoi se shteti i vendosë standardet minimale, ndërsa vlera e rrogës është raport i dakorduar mes punëtorit dhe punëdhënësit.
Ministrja informoi se në pajtim me të dhënat nga DAP-i, nga 693 mijë punëtorë, 89 mijë marrin rrogë minimale ose ata janë rreth 12 për qind e numrit të përgjithshëm të punëtorëve.
Në pyetjen se si të shmanget ikja e punëtorëve jashtë vendit, ministrja foli për politikat dhe masat e resorëve ekonomik të Qeverisë. “Në pajtim m të dhënat e Agjencisë për punësim, 65 për qind e të papunëve të evidentuar janë punëtorë të pakualifikuar, me arsim fillor apo të mesëm të papërfunduar. target me Planin operativ të programeve dhe masave për vitin 2023 janë mu këta persona, të cilët përmes derikualifikimit, rikualifikimit, trajnimeve, përfitimit të shkathtësive do të bëhen punëtorë aktiv në tregun e punës”, theksoi Trençevska.
Ministrja theksoi se programet dhe masat janë krijuar në konsultim me odat ekonomike dhe zonat ZZHTI, sepse këta punëtorë janë më se të nevojshëm në sektorin real.
Trençevska foli edhe për investimet kapitale në mbrojtjen e fëmijëve, si dhe punësimet e kuadrit profesional në kopshte.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon intensivisht të investojë në ndërtimin e kopshteve për fëmijë me qëllim të uljes së listave të pritjes. Lidhur me kuadrin profesional në kopshte, në pesë vitet e fundit punësuam 3000 edukatore dhe përkëdhelëse të reja”, theksoi Trençevska.