Agjencia Zhurnal.mk.

Trendi i ri i lidhjeve dëshmon se tradita po shuhet

Ekziston një ‘trend i ri’ që lidhet me marrëdhëniet romantike që vërteton faktin se tradita po shuhet kur bëhet fjalë për dashurinë.

“Gjej një burrë, martohuni, krijoni familje” – kjo normë e mëparshme shoqërore konsiderohej rruga më e suksesshme për një jetë të lumtur për femrat. Mirëpo, të dhënat e reja kanë zbuluar se femrat janë lodhur nga presioni i vazhdueshëm për t’u përshtatur me traditën.

Aplikacioni Bumble ka publikuar një raport vjetor 2024 që thotë se femrat në vend të kësaj janë duke i dhënë përparësi gjetjes së partnerit të duhur në vend që të nxitojnë për të arritur një qëllim “të vjetruar”.

“Femrat po shikojnë gjithnjë e më shumë përreth dhe pyesin pse ndjejnë nevojën për të ndjekur ‘rregulloren’ e vjetër kur bëhet fjalë për lidhjet”.

“Në fakt, 31 për qind e tyre thonë se nuk janë më të përqendruara për t’iu përmbajtur afateve dhe momenteve të marrëdhënieve tradicionale”, ka sqaruar për news.com.au Lucille McCart, drejtoreshë e komunikimit të aplikacionit të përmendur.

Ajo shtoi se kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet ‘klasike’ nuk janë më të rëndësishme.

“Megjithatë, vetëm 23 për qind e tyre po kërkojnë në mënyrë aktive martesën si qëllim. Mendoj se ky është një revolucion vërtet emocionues”.

“Shpesh kur fillon të takohesh dhe bëhet serioze, mund të ndihesh i paaftë të devijosh nga pritshmëritë tradicionale se si duhet të zhvillohet një marrëdhënie, por është shumë mirë të duash diçka ndryshe”, ka shpjeguar McCart.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky