Agjencia Zhurnal.mk.

Trifonov: Petkov dëshiron fillim të negociatave të Shkupit me BE-në deri në fund të qershorit, pa garanca për të drejtat e bullgarëve

Sofje, 6 prill – Kryeministri bullgar, Kiril Petkov dëshiron fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në deri në fund të qershorit, pa kurfarë garanca ligjore për respektim të të drejtave të bullgarëve në vend, kumtoi në Fejsbuk lideri i partisë bullgare ka një popull të tillë, Sllavi Trifonov.

“Para se të formohej kjo Qeveri, katër partitë negociuan dhe nënshkruan marrëveshje koalicioni. Në të, në pjesën ‘Polikë e jashtme’, të gjithë u dakorduam se Bullgaria e ruan pozicionin lidhur me Maqedoninë e Veriut. kjo do të thotë se fillim të negociatave të Maqedonisë së veriut për anëtarësim në BE do të ketë madje kur të fillojnë të zbatohen Marrëveshja mes dy vendeve e nënshkruar në vitin 2017. Për fat të keq, kryeministri Kiril Petkov vazhdimisht po tenton ta anashkalojë këtë marrëveshje dhe pa kurfarë kushte ta hedhë poshtë veton e Bullgarisë”, thekson Trifonov.

Sipas tij, Petkov e bën atë pa i koordinuar deklaratat dhe veprimet e veta jo vetëm me diplomatët nga Ministria bullgare e Punëve të jashtme, por edhe pa koordinim me partnerët e koalicionit dhe Kuvendin nacional të Bullgarisë.

“Ndërkaq Bullgaria është republikë parlamentare dhe Parlamenti bullgar ka qëndrim të qartë rreth kësaj teme. Qëndrimin e konfirmuan të gjitha grupet e deputetëve në Këshillin e fundit konsultativ për siguri kombëtare tek presidenti”, thuhet më tej në kumtimin e Trifonovit, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeveritar bullgar.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky