Agjencia Zhurnal.mk.

Truk për t’i kthyer xhinset e përdorura në formën e tyre të vjetër

Çfarë lidhje kanë xhinset dhe makaronat me njëra-tjetrën?

Është e vështirë të gjesh xhinse që të përshtaten në mënyrë perfekte dhe kur i gjejmë i veshim me kënaqësi dhe shpesh.

Prandaj ndodh shpesh që të humbasin formën e tyre në gjunjë dhe në të pasmet e xhinseve.

Në vend që t’i lani vazhdimisht në rrobalarëse në temperatura të larta, ekziston një mënyrë më efikase për t’ua kthyer formën e vjetër.

Xhinset duhet të zihen në një tenxhere, shkruan “Schweizer-illustrierte”.

Ashtu si makaronat, xhinset “zihen” për dhjetë minuta në ujë të kripur.

Kripa siguron që ngjyra të qëndrojë në fijet e xhinseve dhe uji i vluar siguron që pambuku të shtrëngohet përgjithmonë. Por kujdes, lexoni etiketën në xhinse përpara kësaj procedure.

Nëse ka elastan në pantallona (që mund të ndodhë me xhinset e ngushta), kjo metodë fatkeqësisht nuk merret parasysh, sepse fijet artificiale shkatërrohen nga nxehtësia. 

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky