Agjencia Zhurnal.mk.

“Tryeza 6-she” në kërkim të liderit që do ta rrëzonte Erdoganin nga pushteti

Për herë të parë opozita e bashkuar turke kërkon të ketë një kandidat të përbashkët kundër Erdoganit, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Por cili do të sfidojë presidentin Erdogan?

Asnjë president tjetër në vitet e fundit nuk i ka zënë kaq shpesh kryetitujt e mediave gjermane si presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, shkruan DW. Kjo edhe për shkak të retorikës së tij të kontestuar në politikën e jashtme. Erdogani, i cili qeveris në Turqi prej 20 vitesh, në fillim si kryeministër, nga viti 2018 si president e shndërroi sistemin parlamentar turk në sistem presidencial. Më parë presidenca kishte vetëm funksion simbolik, sot flitet për “Pallatin” si qendra e pushtetit. Politika e Erdoganit ka lënë gjurmë të thella në Turqi dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Megjithatë zgjedhjet e 18 qershorit 2023 Erdogani nuk ka për ta pasur të lehtë, megjithëse së fundmi imazhi i dëmtuar i Turqisë është përmirësuar për shkak të rolit ndërmjetësues të suksesshëm në luftën e Ukrainës. Për imazhin e brendshëm të Erdoganit këtë nuk mund ta thuash. Sipas një sondazhi të institutit të opinionit, Yöneylem 58,7% e turqve “nuk do ta votonin në asnjë rast Erdoganin”. Vetëm 30% e votuesve do “ta votonin për çdo rast.”

Opozita: Një për të gjithë, të gjithë për një

Pas përpjekjesh disa vjeçare, opozita ia doli së fundmi të bashkohet. Tani në politikën turke qarkullon një nocion „Altılı Masa“, që do të thotë “tryeza 6-she”, që përbëhet nga 6 parti politike, bashkëpunimi i të cilave para pak vitesh as që nuk mendohej. Në këtë tryezë janë ulur partia opozitare socialdemokrate-kemaliste, partia popullore republikane, CHP, partia nacionaliste İyi-, partia islamike, Saadet, partia demokratike, DP me traditë por pa ndonjë rol të rëndësishëm, si edhe dy parti të tjera të krijuara nga ish-bashkëudhëtarë të Erdoganit. Ajo e ish-kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ahmet Davutogu, partia Gelecek dhe partia e ish-ministrit të Financave, Ali Babacan, DEVA.

Objektivi kryesor i tryezës 6-she është fitorja në zgjedhje dhe kthimi në sistemin parlamentar. Në sondazhin e Yöneylem, 65% e të anketuarve janë shprehur për një sistem parlamentar. Po ashtu 63% e qytetarëve turq janë të mendimit se Turqia “po keqqeveriset”. Partitë opozitare duket se janë në akord me opinionin publik dhe të bashkuara duan të dalin në betejë elektorale vitin e ardhshëm kundër AKP-së. Por këtu mungon partia HDP. Një nga partitë më të mëdha opozitare, partia demokratike e popujve e përcaktuar nga kurdët nuk i bashkohet tryezës së opozitës. HDP pritet ta mbështesë kandidatin opozitar zyrtarisht, si në të shkuarën. Teorikisht është e mundur që të të dalin disa kandidatë kundër Erdoganit, po pritet që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët. Por cili do të sfidonte Erdoganin?

Kemal Kılıçdaroğlu

Kandidat mund të jetë, Kılıçdaroğlu një ish-funksionar dhe nga viti 2010 kreu i CHP. Ai u bë i njohur, kur u shfaq në televizion me një stivë dokumentesh për provuar korrupsionin në vend. Popullariteti i tij u rrit dhe ai zëvendësoi më pas Denzi Baykal. Si kreu i partisë më të madhe opozitare ai është krye të kandidatëve të mundshëm për të dalë kundër Erodganit. Edhe me paraqitjen e tij publike ai le të kuptohet, se do ishte gati për këtë përgjegjësi. Por ka mjaft kritikë që thonë, se ai nuk është kandidati i duhur. Shumë vëzhgues thonë, se ai nuk është aq impresionues, sa të dalë si kundërpeshë për Erdoganin.

Ekrem İmamoğlu

Edhe fituesi i Stambollit Ekrem İmamoğlu përflitet si kandidat. Në sytë e shumë vëzhguesve, kreu i bashkisë së Stambollit përfaqëson demokracinë funksionuese në Turqi megjithë vështirësitë. İmamoğlu rifitoi zgjedhjet edhe pas ankimimit të AKP-së në vitin 2019 që ia doli të merrej vendimi për përsëritje të tyre. Në raundin e ri, İmamoğlu e shtoi madje distancën e fitores kundër AKP. Ai konsiderohet si një politikan që është i preferuar tek të gjitha shtresat e shoqërisë turke, dhe përkrahësve të ideologjive të ndryshme, por edhe İmamoğlu është i kontestuar. Në opinionin turk ai është kritikuar shumë, që ai ka qenë në pushime në kohën e krizave të vazhdueshme dhe katastrofave në vitet e fundit në vend

Mansur Yavaş

Yavaş me orientim nacionalit, si İmamoğlu në zgjedhjet komunale në vitin 2019 u zgjodh kryetar bashkie për Ankaranë. Ai ka qenë prej vitesh anëtar i partisë nacionaliste, MHP, që aktualisht bën koalicion me qeverinë dhe shërben si faktor për mazhorancën e AKP-së. Për shkak se Yavaş konsiderohet një politikan nacionalist-turk për votuesit kurdë ai nuk do të ishte kandidati ideal. Por nuk përjashtohet që edhe kurdët të votojnë në mënyrë strategjike. Votat e kurdëve luajnë një rol të rëndësishëm në Turqi. Përveç kësaj në këshillin bashkiak të Ankarasë, AKP ka shumicën, ashtu si edhe në Stamboll.

Kryetarja e partisë İyi dhe gruaja e vetme në tryezën 6-she, Meral Akşener, theksoi së fundmi, se do të përcaktohet ai kandidat që është “i aftë të fitojë” Ajo ka sinjalizuar mbështetjen e partisë së saj kandidatin Yavaş. Pavarësisht, se kush zgjidhet në fund si kandidat i opozitës – këtë herë ai ka një shans më të madh kundër Erdoganit, për sa kohë që del i vetëm kundër presidentit./DW

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky