Shkup, 1 prill – Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski thotë se nuk e sheh të nevojshme se duhet të japë dorëheqje, pasi nuk është shkelur kodi etik sepse ka udhëtuar dhe ndjekur ndeshjen e futbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.
“Komisioni i Antikorrupsionit lirisht le ta hetojë rastin, ndërsa unë do t’i ofrojë të gjitha llogaritë dhe transaksionet atje ku duhet. Është e vërtetë se kam fluturuar me aeroplanin e Federatës së futbollit, por biletën e aeroplanit dhe biletën për ndeshjen në Palermo i kam paguar vetë”, tha ministri Tupançeski në intervistën për emisionin “Trilling” në Tv 24.
Shton se shpenzimet për këtë udhëtim i janë dorëzuar nga agjencia që e ka organizuar udhëtimin.
“Nuk jam i sigurt se komunikimi me gazetarët duhet të shkojë me paraqitjen e provave. E di se çfarë do të thotë transparencë dhe llogaridhënie. Kam prova për shpenzimet dhe kjo do të jetë pjesë e informacionit që e kërkon qeveria. Ajo është kompetente për zbatimin e kodit të etikës së anëtarëve të qeverisë”, tha ministri.
Ai thekson se nuk ka udhëtuar me sigurim ose mjete buxhetore, as me veturë zyrtare dhe as që ka shfrytëzuar dokumentin diplomatik.