Agjencia Zhurnal.mk.

Tupançevski: Kemi plan si t’i zëvendësojmë gjykatësit dhe prokurorët që pensionohen

Shkup, 4 korrik – Vendimi i vetëm i cili mbetet është që të bëhet riorganizim i brendshëm në gjyqësi dhe prokurori publike, sepse në shtetin tonë ka gjykata dhe prokurori publike të cilat të mbingarkuara dhe ka gjykata dhe prokurori publike të cilat praktikisht kanë gjykatës dhe prokurorë të cilët punojnë edhe nën normë. Në këtë drejtim, do të thotë, kjo është zgjidhja e vetme për momentin e cila do të mund të ketë kontekst praktik sepse në fund të fundit propozimi i papranuar do të ketë disa implikime juridike, megjithatë praktikisht me një organizatë të re të brendshme, delegim të gjykatësve dhe prokurorëve publikë në gjykatat ku nuk ka numër të mjaftueshëm do të mund nëse jo tjetër, të paktën përafërsisht ta kompensojmë atë që na mungon, deklaroi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski sot në Strumicë duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Theksoi se çdoherë ekziston plan B pasi nuk është vazhduar stazhi i punës të gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

Nënvizoi se problemi nuk është zgjidhur, edhe pse krijon disa vështirësi, megjithatë ai është optimist se do të gjindet zgjidhje ose si plan B i cili do të mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës aktuale.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky