Agjencia Zhurnal.mk.

U arrestua nga SPAK, Evis Berberi kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ARRSH

Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAk. Mësohet se Berberi ka dhënë para pak ditësh dorëheqjen, edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar.

SPAK ka nisur hetimet ndaj tij rreth dy javë më parë, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky