Agjencia Zhurnal.mk.

U gjet e masakruar poshtë urës së “Dajlanit”, kjo është viktima 32-vjeçare

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Luljeta Preza, 32-vjeçarja e cila u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm (2 gusht) poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës.

Kujtojmë se trupi i saj u gjet rreth orës 10:30 dhe policisë disa orë për ta identifikuar dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Burimet thanë se viktima mund të jetë abuzuar seksualisht e më pas është vrarë gjatë natës, ndërsa trupi u gjet në mëngjes. Viktima ishte endacake dhe e pastrehë, ndaj dyshohet se ka kaluar natën jashtë, poshtë Urës së Dajlanit.

Nga hetimet rezulton se e reja është goditur disa here me thikë në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës” informoi policia e Durrësit në një njoftim të mëvonshëm.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona, që kanë lidhje shoqërore me viktimën për të shkuar në identifikimin e autorit të krimit.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky