Agjencia Zhurnal.mk.

U gjet i vrarë në Hamburg, viktima një 27-vjeçar nga Burreli

Shqiptari që u gjet i vdekur pak ditë më parë në Gjermani është Reols H., 27-vjeç nga Burreli. I riu është person me precedentë penal, pjesëtar i një grupi të organizuar kriminal.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, për vrasjen e shqiptarit është arrestuar një bashkatdhetar, konkretisht një 17 vjeçar, me origjinë po nga Shqipëria.

Trupi i Reols u gjet të shtunën e kaluar jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen dhe sipas policisë viktima ka marrë një plagë me armë zjarri.

Ndërkohë sipas informacioneve të deritanishme, shqiptari mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm, ndonëse ishte një emër i njohur për policinë gjermane.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky