Agjencia Zhurnal.mk.

U keqtrajtua fizikisht në kufi nga policia malazeze, reagon Petraq Milo

Pedagogu Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij në kufiri nga autoritetet e Malit të Zi.

Në një mesazh të dërguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha në momentin që është dhunuar makina e tij ka qenë në radhë.

Reagimi i Milos ka ardhur pasi gazetari Bekim Çoba bëri me dije se autoritetet malazeze kanë deklaruar se ai ka penguar komunikacionin.

“Po të shikoni videon me kujdes, makina jonë është në radhë habitem se si nuk është evidentuar ky fakt”, theksoi ai.

Milo ka hedhur poshtë aludimet e autoriteteve malazeze se ka pasur shkelje të rregullave nga ana e tij.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky