Agjencia Zhurnal.mk.

“U paraqit si juriste”, vajza nga Tetova thotë se është mashtruar dhe se i janë marrë 105.000 euro

Tetovë, 19 janar – Një 24-vjeçare nga Tetova ka raportuar në polici se është mashtruar nga një grua për 105 mijë euro. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit

“Me datë 18.01.2023 në ora 12:50 në SPB Tetovë, një 24 vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar se në periudhën kohore prej datës 24.08.2021 deri në gusht 2022 është mashtruar në disa raste nga një grua me iniciale A.A., e cila ishte prezantuar si juriste. Sipas kallëzimit, ajo e kishte bindur në mënyrë të rreme se do ta ndihmonte në procedurat gjyqësore, për të cilën i ka kërkuar dhe ka marrë rreth 105 mijë euro. Siç raportohet, ajo ka mësuar për mashtrimin nëpërmjet një personi të tretë se A.A. nuk është fare avokate dhe nuk ka bërë asnjë ankesë në gjykatë”

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky