Kamarierja nga Arkansasi e cila mori 4400 dollarë bashkish nga një grup i klientëve, është shkarkuar pasi që menaxheri i restorantit e detyroi ta ndajë bakshishin me punonjësit e tjerë.
Grant Wise, që është pronar i një agjencie lokale për shitjen e pronave, ka organizuar një mbrëmje në “klubin e 100 dollarëve” në një kafiteri në Bentonville, dhe të gjithë mysafirët janë dakorduar që të kontribuojnë me nga 100 dollarë bakshish, transmeton Telegrafi.
Wise tha për mediat lokale tha se bakshishin ia kishte dhënë kamarieres Rayan Brand, me qëllim që ta ndante me një kamariere tjetër e cila gjithashtu u kishte shërbyer.
Ai tha se kishte pyetur për politikat e restorantit dhe se kishte marrë konfirmimin që personeli e ka të obliguar ta ndajë bakshishin me të tjerët.
“Më është thënë që paratë t’ia dorëzojë shefit të ndërrimit dhe të mbajë për vete vetëm 20 për qind”, tha Brand për Fox 59, duke shtuar se gjatë tre vite e gjysmë punë sa punoi në restorant, kurrë nuk e kishte ndarë bakshishin me të tjerët.
Brand që studion gjuhën spanjolle në Universitetin e Arkansasit, tha se “ndihet e turpëruar” që është dashur t’i thotë “lamtumirë” një shume të majme të parave, pasi me to planifikonte të mbulojë disa shpenzime si studente që është.