Agjencia Zhurnal.mk.

Ukraina pretendon se mbi 93 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, pretendon se mbi 93 mijë ushtarë rusë janë vrarë që kur presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë.

Në një postim në Facebook thuhet se Ushtria e Ukrainës vrau 340 pjesëtarë të tjerë të personelit në 24 orët e fundit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu u shkatërruan dy tanke, dy automjete të blinduara të personelit dhe dy sisteme artilerie. Dy drone, të cilët janë përdorur për të sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, u rrëzuan gjithashtu.

Moska ka pretenduar shumë më pak humbje në “operacionin e saj special” në Ukrainë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky