Bombardimet në lindje të Ukrainës kanë vazhduar edhe gjatë së enjtes, me ç’rast qindra banorë kanë mbetur pa ujë të pijshëm e energji elektrike, raportoi TheGuardian.
Evakuimi sipas tyre është forma e vetme e shpëtimit.
Një student 18-vjeçar deklaroi se situata atje po përkeqësohet dita-ditës, e eksplodimet “po bëhen më të fuqishme”.
Kreu i zonës, Vadim Liakh theksoi se energjia elektrike është ndërprerë e zgjidhja e vetme për këtë situatë është evakuimi.