Agjencia Zhurnal.mk.

“Unë i besoj Martin Berishajt”, PDK me aksion kundër Kurtit në Kuvend

Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Hajdar Beqa, kanë realizuar sot një aksion gjatë seancës plenare të Kuvendit, duke vendosur tek vendi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti fotografinë e tij me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, me mbishkrimin “Unë i besoj Martin Berishajt”.

Ky aksion vjen pas aferës 100 milionëshe të ambasadorit Martinaj të publikuar nga mediat sllovene, ku ambasadori dyshohet se në formë të korrupsionit mori 100 milionë euro nga kompania “GEN” nga Serbia.

Që nga publikimi i kësaj afere nga sllovenët, opozita po kërkon nga Kurti shkarkimin e tij, gjë e cila ende nuk ka ndodhur.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky