Shkup, 7 prill – Zyra e Komisariatit të lartë për refugjatë pranë KB-së (UNHCR) sot i ka ndarë donacion prej 46 kompjuterëve Ministrisë së Punëve të Brendshme me vlerë prej 2,5 milionë denarë, të dedikuara për nevojat e Policisë kufitare.
“Jemi falënderues për përkrahjen e vazhdueshme që UNHCR-ja si partner i yni strategjik, na jep në ballafaqimin me lëvizjet e përziera migruese, posaçërisht në pjesën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, mbrojtjen e kategorive të prekshme të personave dhe personave nën mbrojtje ndërkombëtare, si dhe në proceset e harmonizimit të ligjeve kombëtare me legjislacionin e BE-së, të mbrojtjes efektive të personave të cilët kanë nevojë të tillë, por edhe përmes stërvitjeve të vazhdueshme të nëpunësve policorë dhe përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në tërësi”, tha ministri i Punëve të Brendshme”, Oliver Spasovski.
Përfaqësuesja e UNHCR-së në vendin tonë, Monika Sandri potencoi se Agjencia u ndihmon shteteve dhe partnerëve që të zhvillojnë sisteme efikase për azil dhe për menaxhimin me migrimet, të cilët i marrin parasysh nevojat për mbrojtje të personave në lëvizje.
“Policia kufitare, si shërbim shtetëror, i cili është i pari në kontakt me personat në lëvizje, duhet të pajiset që t’i identifikojë personat të cilët do të mund të kenë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Me këtë donacion, përforcohet kapaciteti digjital institucional për regjistrimin e personave, të cilët janë pjesë e lëvizjeve të përziera, duke përfshirë edhe kërkuesit të azilit, si dhe lehtësimin e pjesëmarrjes së policisë kufitare në onlajn stërvitjet dhe takimet, të cilat do të kenë për qëllim përmirësimin e mbrojtjes së personave të cilëve u shërbejmë”, tha Sandri.