Agjencia Zhurnal.mk.

UNICEF: Kriza për kovid është më e rënda në 75 vitet e fundit

Agjencia e KB-së për fëmijë (UNICEF) gjendjen me Kovid-19 e përshkruajti si më të vështirë në 75 vitet e historisë të asaj organizate.

Në raportin e publikuar sot, UNICEF citoi se Kovid-19 e ka rrezikuar përparimin disadekadësh në lidhje me çështjet e rëndësishme të cilat i rrezikojnë veprimet e fëmijëve në botë, siç janë varfëria, qasja në arsim, mosushqyerja dhe mirëqenia shpirtërore.

Drejtoresha ekzekutive Henrieta Fore tha se ndikimi negativ nga Kovid-19 vazhdon të thellohet, duke e rritur varfërinë, pabarazinë dhe duke i rrezikuar të drejtat e fëmijëve.

Ashtu siç rritet numri i fëmijëve të urritur, fëmijëve të cilët nuk shkojnë në shkollë, të cilët janë keqtrajtuar, jetojnë në varfëri dhe janë detyrar në martesë, ashtu zvogëlohet numri i fëmijëve me qasje te mbrojtja shëndetësore, ushqimi i mjaftueshëm dhe kushtet bazë. Në vitin kur duhej të përparojmë, ne ukthyem prapa, theksoi ajo.

Në raport vlerësohet se për shkak të pandemisë, 100 milion fëmijë plotësues tani jetojnë në varfëri, që është për 10 për qind më shumë nga viti 2019.

Në vitin 2020, më shumë se 23 milion fëmijë mbetën pa vaksina – më shumë se 4 milion se sa në vitin 2019, që është shifra më e lartë në 11 vitet e fundit, thuhet në raport.

“Ne jemi në udhëkryq. Derisa punojmë me qeveritë, donatorët dhe organizatat tjera për të filluar të krijojmë rrugë të përbashkët për 75 vitet e ardhshme, fëmijët duhet të jenë të parë në rendin e investimeve dhe të fundit në rendin e shkurtimeve.

Premtimet për të ardhmen tonë varen nga prioritetet që i krijojmë në të tashmen, tha ajo.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky