Manchester United po vazhdon të punojë për përforcime në mesfushë.
Skuadra e ‘Djajve të Kuq’ tashmë ka kthyer shënjestrën kah liga portugeze dhe po synon të bëjë pazar te skuadra e Portos.
Raportimet e ‘Record’ bëjnë të ditur se Man United janë duke udhëhequr garën për nënshkrimin e Vitinha.
Mesfushori 22 vjeçar është gati të largohet nga Porto, pas interesimit të United.
Premier League duket si destinacioni më i mirë për të ardhmen e lojtarit.
Man United duhet të paguajnë 40 milionë euro për klauzolën e Vitinha.




