Agjencia Zhurnal.mk.

Ura e gurit shndërrohet në tualet publik

Shkup, 6 Prill – Një nga simbolet më të rëndësishme të kryeqytetit, Ura e Gurit është shndërruar në tualet publik. Qytetarët ankohen për erën e keqe dhe mungesën e higjienës.

Qyteti i Shkupit thotë se ka ndërmarrë hapa për pastrimin e Urës ndërsa kanë sanksionuar qytetarët e pandërgjegjshëm.

Pjesa e poshtme e Urës së Gurit shpesh përdorët nga qytetarë të pandërgjegjshëm si tualet publik. Qytetarët që kalojnë në Urën e Gurit  thonë se është e turpshme që kundërmon erë e tillë në një nga pjesët më të frekuentuara të qytetit.
“Si nuk është turp…. Kjo erë këtu të merr shpirtin, katastrofë. Të huajt kur vijnë këtu shohin gjithçka të ndërtuar bukur, por s’ka aspak higjienë”, thotë një qytetar.

“Gjithkund nëpër botë, në metropolet kryesorë botërore ka tualete publike që gjithmonë i mbajnë të pastra dhe njerëzit kanë ndërgjegje si duhet t’i mirëmbajnë. Duhet të bëhen kontrolle të vazhdueshme nëse duam që Shkupi të jetë destinacion turistik”, u shpreh një qytetar tjetër.

Nga Qyteti i Shkupit thonë ekipet e tyre sot kanë dalë në terren, ku kanë gjetur persona  në këtë pjesë të urës, të cilët më pas i kanë sanksionuar.

“Qyteti i Shkupit menjëherë ka vepruar lidhur me konstatimet tuaja se qytetarët e pavetëdijshëm kryejnë veprime të papërshtatshme. Vetëm sot  nga ana e rojeve komunale janë shqiptuar dy sanksione sipas Ligjit për Pastërti Publike, neni 14 “kryerje e nevojave fiziologjike në hapësirë publike”. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos shkatërrojnë të mirat publike dhe monumentet e kulturës, por edhe të kujdesen për një mjedis të pastër, dënojmë çdo veprim të sjelljes së pahijshme në lidhje me ndotjen e mjedisit, por edhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore kombëtare, që dënohet”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se Ura e Gurit është objekt i trashëgimisë kulturorë kombëtare dhe si i tillë është nën kompetencat e Ministrisë së Kulturës. Në rrethana të tilla Qyteti i Shkupit nuk ka kompetencë që në mënyrë të pavarur të vendosë hekura për të izoluar atë pjesë të urës apo të vendosë kamera.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky