Yllit të mirënjohur të muzikës, Usher, në performancë në pauzën ndërmjet dy pjesëve të lojës në spektaklin “Super Bowl”, ju bashkuan këngëtarja Alicia Keys si dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ludacris e will.i.am, raporton BBC.
Ai kishte paralajmëruar se do ta bënte publikun të këndonte e të kërcente pasi në skenë do t’i bashkëngjitej dikush nga bashkëpunëtorët e këngëve të tij të famshme.
Për të performuar në këtë spektakël Usher kishte zgjedhur të vishej i tëri me ngjyrë të bardhë.
45 vjeçit në skenë ju bashkëngjiten shumë balerinë që ekzekutuan lëvizjet e tij, e të cilët janë vlerësuar prej kohësh nga profesionistët e fushës.
Për ngjarjen që u mbajt në stadiumin Allegiant në Las Vegas, Usher pati thënë se është e vështire të mblidhen 30 vjet karrierë në 12 minuta performancë, duke bërë të ditur se për këtë i duhej ndihma e bashkëpunëtoreve të hiteve të tij më të mëdha.
Mysafirja e tij e parë, ylli Alicia Keys, u paraqit me një veshje me ngjyrë të kuqe.
Ajo u ul në pianon e kuqe për të ekzekutuar tingujt e hitit të saj “If I Ain’t Got You”, pas së cilit bashkoi forcat me Usher dhe interpretuan hitin e vitit 2004, “My Boo”.
Pas Alicias, Usherit në skenë ju bashkua producenti e reperi i mirënjohur Jermaine Dupri për interpretimin e këngës “Confessions Part II”.
Në skenë më pas doli mysafirja tjetër e tij, H.E.R, e cila interpretoi me kitarë përgjatë këngëve “U Got it Bad” ndërsa Usher shkoi për t’u ndërruar dhe u rikthye me një veshje të kaltër për të bërë një koreografi me anë të rrollerave dhe mirëpriti artistin will.i.am.
Më pas këngëtarit mirëpriti artistin Lil Jon. Me ardhjen e tij fansat e kuptuan se do të vijë edhe këngëtari tjetër i mirënjohur Ludacris, për ta interpretuar hitin “Yeah”, hit ky që vlerësohet se ka definuar karrierën e Usherit.
Prezent për ta shikuar shfaqjen që Usher ofroi, ishin yjet e mirënjohur Taylor Swift, reperi Jay-Z, aktori Paul Rudd, ish-basketbollistët e mirënjohur, LeBron James, Shaquille O’Neal, etj.