Agjencia Zhurnal.mk.

Ushtarë profesionistë pezulluan grevën për një javë

Shkup, 22 Maj – Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë të Maqedonisë e ka pezulluar grevën e paralajmëruar para Qeverisë. Pas disa takimeve me institucionet, ata ende nuk kanë arritur të zgjidhin statusin e disa prej ushtarëve, ndaj vendosën të protestojnë para Qeverisë.

“Sipas nenit 40a të Ligjit për shërbimin në ushtri, ushtarët profesionistë të cilët kanë mbushur moshën 45 vjeçare transferohen në institucionet tjera të ndërlidhura. Por në dy vitet e fundit qeveria nuk ka marrë asnjë masë për transferimin e disa prej ushtarëve profesionistë në një institucion tjetër”, thonë nga Sindikata.

Hapi që morën sot do të jetë vetëm një paralajmërim,dhe pas takimit të djeshëm me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë vendosur që t’i japin edhe një javë afat qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky