Një zyrtar anonim amerikan tha sot se ushtarët ukrainas do të fillojnë stërvitjen mbi sistemet kundërajrore “Patriot” në javët e ardhshme në një bazë në SHBA.
Përfaqësuesi zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se trajnimi do të zhvillohet në Fort Sill, Oklahoma, raportojnë mediat botërore.
Ushtarët ukrainas kanë kaluar më parë disa trajnime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë njohjen me dronët “Sviçblejd”.