Agjencia Zhurnal.mk.

“Ushtria e RMV-së po modernizohet me mbështetjen amerikane”

Shkup, 12 mars – Sekretarit i Shtetit, Dragan Nikoliç në SHBA ka realizuar takim me gjeneralin amerikan Garrick Harmon, komandant i Komandës së Asistencës për Sigurinë e Ushtrisë Amerikane, përcjell TV21. Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Armatës së Maqedonisë së Veriut ka vizituar edhe kompaninë “Oshkosh”, me të cilën është lidhur marrëveshje për furnizim me mjete të blinduara ushtarake.

“Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po modernizohet me shpejtësi dhe ne jemi duke e realizuar një pjesë të këtij modernizimi me mbështetje serioze amerikane. Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partnerë strategjikë dhe aleatë në NATO, kanë ndërtuar marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta mbrojtëse, që është një kontribut tjetër për sigurinë kolektive të Aleancës”, deklaroi Nikoliç.

„Армијата на Република Северна Македонија забрзано се модернизира, а дел од таа модернизација ја реализираме со сериозна…

Posted by Министерство за одбрана / Defence MKD on Saturday, March 12, 2022

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky