Agjencia Zhurnal.mk.

Ushtria ukrainase rrëzon helikopterin 16 milionë dollarësh të rusëve, këshilltari i ministrit të Jashtëm shpërndanë videon

Këshilltari i ministrit të Jashtëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka shpërndarë një video ku mund të shihet sesi ushtria ukrainase me raketë rrëzon helikopterin ushtarak rus.

Në profilin zyrtar në Twitter, Gerashchenko publikoi pamjet e rrëzimit të helikopterit, me raketë të prodhuar pikërisht në Ukrainë.

“Heronjtë tanë nga brigada e 95-të me raketën Stugna-P, rrëzuan herët në mëngjes helikopterin luftarak rus Ka-52. Helikopteri është rrëzuar pranë Izumit”, ka shkruar Gerashchenko në Twitter.

“Raketa 100 mijë dollarëshe rrëzon helikopterin prej 16 milionë dollarëve. Nuk është keq”, thuhet në një prej komenteve të shumta që u publikuan pas shfaqjes së videos. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky