Agjencia Zhurnal.mk.

Uzuni zbulon ofertat që ka dhe klauzolën e vendosur nga Granada: Nuk e di të ardhmen, klubi dëshiron të më bëj kapiten

Myrto Uzuni ka vazhduar edhe këtë fundjavë shkëlqimin në futbollin spanjoll, ku ka marrë fitoren e radhës në La Liga 2 me fanellën e Granadas.

Sulmuesi shqiptar gjeti golin në fitoren 2-1 ndaj Las Palmas, gol që ishte i 21 këtë edicion në La Liga 2.

Reprezentuesi shqiptar ka folur për emisionin ‘Zona Gol’ në Super Sport, duke zbuluar shumë gjëra rreth ofertave, klauzolës që ka dhe të ardhmes së tij.

Ndërsa thekson se Granada është shumë e kënaqur me të, madje i ka propozuar rolin e kapitenit nëse do të qëndrojë aty.

Goli 21-të me Granadën: “Vinim pas dy humbjeve. Dje kishim një kundërshtar si Las Palmas, që është një kundërshtar i fortë dhe ishte një fitore e madhe”.

Sekreti i formës së mirë: “Nuk ka një sekret apo çelës, çelësi i vetëm është puna dhe regjimi që mbaj. Njerëzit që janë afër meje e dinë që mendoj 24 orë për futboll dhe ia dedikoj të gjithë kohën time futbollit”.

Granada në La Liga: “Unë jam rritur gjithmonë duke parë La Ligan, Ronaldon e Messin dhe është një nga ligat më të forta në botë, jemi duke luftuar jemi afër dhe shpresoj të kualifikohemi si vendi i parë në renditje”.

E keni nisur nga Shqipëria dhe keni ecur shumë, tani kërkoheni edhe nga La Liga: “Karriera nuk ka nisur vetëm nga balta, karriera ime ka nisur që kur ikëm në Greqi si emigrant, ka punuar e gjithë familja, nuk ka qenë aspak e lehtë”.

Vlera që Granada i ka vënë për kartonin tuaj dhe kush mendon se do jetë klubi i së ardhmes? “Klauzolën në ligën e dytë e kam 12 milionë euro, ndërsa nëse ngjitemi në La Liga shkon në 25 milionë euro. Ka shumë oferta te Granada, pasi të gjithë e dimë që vështirë të gjesh sulmues që shënon shumë gola”.

Ofertat: “Granada synon të më bëjë kapiten nëse ngjitemi në La Liga. Ky është sprinti final për mua dhe do jap maksimumin. Nëse vjen një ofertë e parezistueshme normal që do iki. Janë ekipe nga vendi i parë deri në vendin e pestë e të gjashtë të La Ligas dhe nga Premier League. Kam dhe ofertë për në Katar. As nuk e mendoj që të lëviz nga Europa, futbollin di ta bëj më së miri dhe jam i lumtur dhe mendoj se kam edhe shumë për të dhënë”, deklaroi sulmuesi shqiptar.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky