Agjencia Zhurnal.mk.

Van der Belen pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Shkup

Shkup, 29 mars – Në ceremoni me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake presidenti Stevo Pendarovski sot e priti homologun e tij austriak Aleksander Van der Belen, i cili i shoqëruar  nga bashkëshortja e tij Doris Shmidauer, qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Presidentët Pendarovski dhe Van der Belen mbajtën takim tet-a-tet, pas së cilës vijoi mbledhje plenare  e të dy delegacioneve.

Tema të bisedës, siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, mundësitë për thellimin e tyre me theks të bashkëpunimit ekonomik, rrjedhës së integrimeve evropiane të vendit tonë, si dhe çështjet e hapura të Ballkanit Perëndimor dhe gjendjen në rajonin më të gjerë.

Pas përfundimit të mbledhjes plenare të delegacioneve, është parashikuar që presidenti Pendarovski dhe presidenti Van der Belen të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky