Agjencia Zhurnal.mk.

Varhelyi, mesazh Serbisë: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka dërguar një mesazh përmes një videoje në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, shkruan DnevniAvaz, përcjell Telegrafi.

“Është detyra jonë e përbashkët sot të kujtojmë gjenocidin në Srebrenicë. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, ndajmë pikëllimin e familjeve dhe të mbijetuarve të tyre. Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë tonë për paaftësinë tonë për të parandaluar dhe ndaluar luftën dhe gjenocidin. Është gjithashtu detyra jonë të sigurojmë përgjegjësi, është e rëndësishme të përsërisim të njëjtin mesazh çdo vit”, ka thënë ndër tjerash Varhelyi.

Prandaj, ka shtuar ai, “është detyra jonë të kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë”, duke shtuar se “gjenocidi ndodhi jo vetëm në Srebrenica por edhe gjetkë”.

Ai ka kujtuar se ngjarjet në Srebrenica u njohën si një akt gjenocidi para dy gjykatave ndërkombëtare.

“Këto fakte të vërtetuara duhet të pranohen. Nuk ka vend në Bashkimin Evropian për ata që mohojnë gjenocidin dhe ata që lavdërojnë kriminelët e luftës”, citohet të ketë thënë ndër tjerash Varhelyi. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky